Politikani i njohur Arben Malaj i ftuar në “Tempora” në Ora News, tha se protesta e studentëve mund të ndryshojë kulturën e nënshtrimit tek shqiptarët.
“Kjo lëvizje mund të na detyrojë të ndryshojmë kulturën tonë të nënshtrimit.
Ashtu siç thoshte dhe Konica problemi i madh i shqiptarëve është që dashurohen pas individëve dhe jo ideve.
Ai paralajmëron që po aq kohë sa Shqipëria nuk i nënshtrohet ideve, Shqipëria do të mbetet e mjerë.
Nëse lëvizja do të ishte thjesht për kërkesat e tyre, unë mendoj se lëvizja do të ishte ndryshe. Ditën të bënin mësim dhe më pas të zhvillonin protestën”, tha Malaj.