Sport Mallkimi i shtriganëve afrikanë mbi Pep Guardiolën

Mallkimi i shtriganëve afrikanë mbi Pep Guardiolën

Yaya Toure dhe Pep Guardiola nuk u ndanë mirë në vitin 2018. Pasi mesfushori nga Bregu i Fildishtë u largua nga klubi anglez, Dimitri Seluk, menaxheri i tij, habiti me deklaratat e atëhershme, duke thënë se trajneri spanjoll nuk do të fitonte dot një Champions League tjetër.

Seluk shprehej kështu: “Me atë që i bëri klientit tim, Guardiola ka bërë armiq të gjithë shtriganët e Afrikës. Ata do të bëjnë të pamundurën që ai të mos e fitojë më trofeun e Champions League. Do ta provojë në lëkurën e tij forcën e mallkimit të shtriganëve”.

Që nga ajo kohë, sa herë që City eliminohet nga Champions League, këto deklarata “rifreskohen”. Tashmë, është vetëm në dorën e Guardiolës që të thyejë mallkimin…