Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos dha dorëheqjen sot, në shenjë proteste për marrëveshjen e arritur mes Maqedoninë për çështjen e emrit, duke vënë kështu në rrezik të ardhmen e koalicionit qeverisës disa muaj përpara se vendi të shkojë në zgjedhje kombëtare.
Panos Kammenos, partia “Grekët e Pavarur” e të cilit është pjesë e qeverisë së Kryeministrit grek Aleksis Cipras, e kundërshtonte prej kohësh marrëveshjen me Maqedoninë fqinje, të firmosur vitin e shkuar nga qeveritë e dy vendeve.
”Arritëm të nxjerrim vendin nga memorandumet. Qëllimi i parë u arrit. Për çështjen e Maqedonisë, nuk më lejohet të mos sakrifikoj karrigen time. Falenderova kryeministrin. Për çështjen kombëtare ky bashkëpunim nuk mund të vazhdojë. ANEL tërhiqet nga qeveria”, theksoi Kamenos pas një takimi që pati me Tsipras, mëngjesin e së dielës.
Sipas asaj që shkruan Reuters, ai tha gjithashtu se do të tërhiqte edhe 6 ministra të tjerë të partisë së tij nga qeveria.
Reagon Cipras
“Për katër vite patëm një partnership të ndershëm… edhe pse vinim nga familje të ndryshme politike”, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras duke iu referuar bashkëpunimit me partinë ”Grekët e pavarur” (ANEL) dhe liderit të saj, Panos Kamenos, i cili njoftoi largimin nga koalicioni qeveritar dhe nga posti i ministrit të Mbrojtjes.
“Pranova dorëheqjen e tij”, tha Cipras për gazetarët.
”Ministri i ri i Mbrojtjes do të jetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helene, admirali Evangjelos Apostolaqis”, shtoi Cipras duke theksuar se qeveria do të përpiqej të rinovonte mandatin e saj duke kërkuar menjëherë një votëbesim në parlament.
Krizë në Athinë?

Impakti që do të ketë dorëheqja e tij në koalicionin qeverisë nuk është ende i qartë. Zgjedhjet parlamentare në Greqi pritet që të mbahen më Tetor. Koalicioni i Cipras ka 153 karrige, nga 300 të tilla që ndodhen në parlament. 145 prej tyre janë nga partia e tij e majtë Syriza.
Kammenos, i cili u fut në koalicion me Cipras në vitin 2015, nuk e kishte fshehur kurrë armiqësinë e tij për marrëveshjen me Shkupin, që i jep këtij shteti emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Greqia ka një provincë të quajtur Maqedoni dhe kërkonte prej shumë kohësh që Shkupi të ndryshonte emrin e shtetit, për të hequr atë që Athina e konsideronte si një kërkesë e nënkuptuar ndaj territorit sovran të Greqisë.