Bota Maqedonia e Veriut hap kufijtë me Shqipërinë, por me kushte

Maqedonia e Veriut hap kufijtë me Shqipërinë, por me kushte

Maqedonia e Veriut hap kufijtë me Shqipërinë, por me kushte për të punësuarit në këtë shtet, studentët, por edhe tranzitin.

Të punësuarit duhet patjetër ose të kenë konfirmim nga pronarët e tyre, ose leje qëndrimi, studentët kalojnë pa problem dhe nuk aplikohet karantinë 14-ditore.

Ndërsa sa i përket tranzitit, mund të kalohet në pikat doganore me Maqedoninë e Veriut, duke firmosur një deklaratë se do qëndrosh vetëm 5 orë dhe më pas të dalësh për në destinacionin përfundimtar.

Nuk lejohet hyrja për turizëm, mbetet ende e pakonfirmuar nëse do hapen në 1 korrik apo jo bëjnë me dije autoritetet maqedonase.