Sport Marca “plas” bombën: Mbappe largohet në janar, por jo tek Real Madrid

Marca “plas” bombën: Mbappe largohet në janar, por jo tek Real Madrid

Kylian Mbappe është penduar shpejt për rinovimin e kontratës me PSG në fundin e sezonit të kaluar.

Metodat e trajnerit Christophe Galtier si dhe zënkat me Neymar e Lionel Messi, duket se i kanë ardhur në majë të hundës sulmuesit francez që sipas asaj që raporton prestigjiozja Marca, ka njoftuar drejtuesit e klubit se në merkaton e janarit kërkon të largohet nga skuadra.

Duke parë situatën e ndërlikuar, por edhe për të mos nisur një tjetër telenovelë me Mbappe mbi të gjitha për ta bindur të qëndrojë, drejtuesit parizienë duket se janë të prirur t’i plotësojnë dëshirën lojtarin dhe ta lënë të largohet.

Megjithatë, e kanë një kusht. Mbappe nuk mund të transferohet te Real Madrid, të paktën në janar teksa opsion për merkaton dimërore është vetëm Liverpool.

The Reds shprehën interesimin për 23-vjeçarin edhe në merkaton e verës, por me Real Madrid të përfshirë, klubi anglez u detyrua të tërhiqej. Gjithsesi, në janar e kanë një shans, pasi nëse ende presin për verën e ardhshme, atëherë sërish do të duhej të bënin llogaritë me Realin.

Në këtë mes, e vetmja garanci është se marrëdhënia mes PSG dhe Mbappe është thyer përfundimisht dhe nuk ka më kthim pas teksa është vetëm çështje kohe momenti se kur sulmuesi do të largohet nga kryeqyteti francez.