Bota Marrëveshje ushtarake 1.68 mld dollarë mes Izraelit dhe Greqisë

Marrëveshje ushtarake 1.68 mld dollarë mes Izraelit dhe Greqisë

Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje 1.68 miliardë dollarë për krijimin e një qendre stërvitore të përbashkët ajrore.

Sipas mediave greke, marrëveshja përfshin furnizimin me avionë M-346, mirëmbajtjen e avionëve T-6 si dhe sigurimi i simulatorëve, stërvitjeve dhe mbështetjes logjistike.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz ka theksuar se marrëveshja pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe sipas tij ajo do të ndikojë edhe në punësimin  e qindra vendeve pune në  të dyja vendet.

Dakordësimi ka vlerën e një zhvillimi strategjik në një rajon me tensione si Mesdheu Lindor, e ku ka aktorë që po synojnë ndryshimin e status quosë.