Këngëtarja Ariana Grande dhe partneri i saj Dalton Gomez janë martuar këtë fundjavë në një ceremoni krejtësisht intime.
Lajmi që qarkulloi në media rozë, u konfirmoi edhe nga përfaqësuesi i këngëtares, i cili tha se në ceremoni ishin më pak se 20 persona.
“Ata u martuan. Ishte një ceremoni e vogël me më pak se 20 persona. Ndihej kudo lumturia dhe dashuria. Çifti dhe familjet e secilit s’mund të ishin më të lumtur se kaq”, tha ai.
Ariana Grande u fejua që në dhjetor me Gomez, një agjent pasurish të patundshme. Çifti e kanë mbajtur lidhjen e dashurisë tejet private dhe larg syrit të kamerave.