Aktualitet Ngjarje e rëndë në Mirditë: Arrestohen 5 persona për përdhunimin e një...

Ngjarje e rëndë në Mirditë: Arrestohen 5 persona për përdhunimin e një 15-vjeçareje

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Mirditë. Në një njoftim për mediat, policia atje bëri të ditur se kishte vënë në pranga 5 persona, të moshës nga 44 deri në 17 vjeç.

Ata akuzohen se kanë shantazhuar dhe abuzuar seksualisht me dhunë një vajzë 15-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare”, tha policia e Lezhës në një njoftim për mediat.