Aktualitet “Mashtrues dhe intrigant shumë i madh, përdorte emrin e Pacollit”, gazetari zbulon...

“Mashtrues dhe intrigant shumë i madh, përdorte emrin e Pacollit”, gazetari zbulon mesazhet e Naim Murselit

LIRIDONA DHE NAIM MURSELI

Gazetari Miliam Zeka ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje vrasjen që Naim Murseli planifikoi dhe kreu ndaj bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

Zeka tha se shumë pista të pavërteta po hidhen mbi ngjarjen, teksa personalisht ende nuk ka mundur dot t’i deshifrojë motivet.

Por ai solli në vëmendje disa fakte në lidhje me karakterin e Naim Musrelit.

Gazetari pohon se pas ngjarjes, shumë mesazhe i kanë ardhur nga shqiptarët e diasporës të cilët i kanë treguar SMS-të me Naim Murselin, ku ky i fundit u kërkonte lekë borxh.

“Unë nuk po mundem ta deshifroj vrasjen, por diçka e kam shumë të sigurtë, e kam me fakte, që ky njeri u ka kërkuar shumë personave para borxh. Kam SMS nga një amerikan, ku ky i thotë: “A mundesh të më gjesh 8 mijë euro borxh dhe pas 4 muajsh do të të kthej 8 mijë”. Dhe ky amerikani i përgjigjet: “Jo nuk mundem, se kam blerë shtëpi”. Pastaj Naimi i thotë: “A mundesh të më japësh 3 mijë euro borxh?”

Më kanë lajmëruar me dhjetëra njerëz edhe nga Stockholmi, edhe nga Zvicra që ky njeri ka abuzuar me emrin e Behgjet Pacollit, ka luajtur me emrin e Behgjet Pacollit.

Jam i bindur dhe diçka e them me bindje se Naimi ka qenë shkaktari i armiqësimit të Behgjet Pacollit me shumë njerëz. Ka qenë një njeri mashtrues dhe intrigant dhe kjo ka qenë arsyeja pse e kam refuzuar atë njeri të ulet në tavolinën time kur kam shkuar në hotelin e Pacollit. Unë e kam njohur shumë mirë Naimin. Ishte tip imponues dhe të afrohej”, tha ai.