Aktualitet Shpallet renditja përfundimtare, kush janë tre prokurorët që i bashkohen SPAK-ut

Shpallet renditja përfundimtare, kush janë tre prokurorët që i bashkohen SPAK-ut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar renditjen përfundimtare të 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Tre prokurorët e përzgjedhur nga KLP për t’iu bashkuar SPAK-ut janë: Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani.

Lista me 3 kandidaturat e para i përcillet SPAK për kontroll pasurie dhe figure.

Me emërimin e tyre në Prokurorinë e Posaçme do të plotësohet dhe organika e këtij institucioni me 20 prokurorë, nga 17 që kanë qenë më herët.

Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:

1- Ols Dado

2- Anita Jella

3- Ndini Tavani

4- Bledar Maksuti

5- Kreshnik Ajazi

6- Pali Deçolli

7- Albert Kuliçi

8- Sonila Muhametaj