Sport Matheus flet pa dorashka: Anglezët e meritojnë traumën e finales

Matheus flet pa dorashka: Anglezët e meritojnë traumën e finales

Që gjermanët dhe anglezët janë rivalë në futboll kjo dihet, por Lothar Matheus është nga ata që nuk ngurrojnë të vënë gishtin në plagë edhe pas disfatës së 3 Luanëve në finalen e Europianit, të pësuar nga pika e bardhë e 11 metërshave kundër Italisë. Ish-kampioni gjerman, gjithmonë shumë i ashpër kur flitet për Anglinë, edhe këtë herë është i drejtpërdrejtë në arsyetimin e tij.

“Tifozët anglezë ishin armiqësore me atë vajzën e trishtuar ne fanellën e Gjermanisë”.

Matheus kujton episodin që ndodhi gjatë Angli-Gjermani me tifozen e vogël të panzerave që qante kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën e Southgate, dhe nuk ndalet këtu.

“Portierin e Danimarkës Kasper Schmeichel e shënjestruan me laser gjatë goditjes së një penalltie që Raheem Sterling e fitoi duke u hedhur. Të gjitha këtyre ju shtohen edhe sjelljet raciste në drejtim të lojtarëve të tyre pas finales.

Të dashur anglezë, ishte një sjellje anti-sportive që nuk duam ta shohim më. Më vjen keq për lojtarët, por anglezët e meritojnë traumën pas finales të humbur me penallti”.