Mungesat e rëndësishme te Franca do ti japin Blaz Matuidi; një rol primar në mesfushën e kampionëve të botës në eliminatore, dhe vetë futbollisti përcolli optimizëm në vigjiljen e përballjes me Shqipërinë.
“Franca ka një skuadër mjaft të mirë dhe futbollistët që janë këtu japin shumë besim që mund të bëjmë diçka të madhe. Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet që kemi para publikut tonë. Kur veshim fanellën e Francës, duhet të fitojmë çdo ndeshje” tha Matuidi.
Ndeshja ndaj Francës më 7 shtator dhe ajo e 10 shtatorit ndaj Islandës në “Elbasan Arena”, janë dy ndeshjet vendimtare për skuadrën tonë që të qëndrojë brenda objektivit për t’u kualifikuar për në finalet e Europianit “Euro 2020”.