Extra Maurizio Costanzo kundër Belen Rodriguez: Le të ikë jashtë shtetit, mos na...

Maurizio Costanzo kundër Belen Rodriguez: Le të ikë jashtë shtetit, mos na çajë dërrasat

“Personalisht i këshilloj Belen-it të transferohet jashtë shtetit e të na lërë rehat, të mos na çajë më dërrasat. S’do rrimë të flasim çdo dy minuta për dashuritë e saj. E kujt i bëhet vonë?! Gjithsesi unë dhe Maria kemi më afër Stefanon”!

Kjo është deklarata jo pak tronditëse e Maurizio Costanzo-s i cili ka shprehur publikisht “bezdinë” e tij ndaj një personazhi shumë të famshëm në Itali që bësojmë të gjithë e njihni, Belen Rodriguez.

Me shumë gjasë mendimi i Costanzos karshi bukuroshes argjentinase është edhe i ndikuar nga ndarja e saj me ish-bashkëshortin Stefano, i cili është mik i afërt i Maurizios dhe gruas së tij Maria, shkruan “Who”. “Stefano është shumë i përulur dhe Maria e vlerëson për këtë”, tha ndër të tjera një nga figurat më të rëndësishme të televizionit italian.