Politika Mazhoranca voton rendin e ditës, disa ligje “mbarten” në shtator

Mazhoranca voton rendin e ditës, disa ligje “mbarten” në shtator

Kuvendi kaloi pa shumë diskutime 2 ligjet e mbartura për 2 vjet të reformës në drejtësi. Ligji për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ai për organet e qeverisjes së drejtësisë ishte dakordësuar me opozitën e re.

Në seancën e gjatë plenare që mbylli sesionin, kaloi dhe Rregullorja e Kuvendit, e dakordësuar dhe kjo me opozitën. Maxhoranca që tërhequr nga neni që i kërkonte prokurorisë prova për të autorizuar arrestimin e deputetëve.

Një tjetër tërheqje e maxhorancës ishte dhe ajo për ndryshimin e ligjit për hetimin e krimeve të komunizmit. Sipas të cilave i kufizohej mandati Agron Tufës të hetonte krimet para Çlirimit.