Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 numrin total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë.
Në një njoftim të shkurtër për mediat, Ministria e Jashtme thotë se ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet.
Qëndrimi i tyre në Shqipëri është i përkohshëm, deri sa të marrin vizat amerikane.