Aktualitet Grabitet katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, dyshohet nga dy të mitur

Grabitet katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, dyshohet nga dy të mitur

Mëngjesin e kësaj të enjteje, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi parash në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia lokale bëhet e ditur se është vjedhur një sasi e vogël lekësh në arkat ku besimtaret hedhin dhurimet e tyre. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorë të kësaj vjedhjeje, dyshohet të jenë dy persona të mitur, informacion ky i marrë nga kamerat e sigurisë.

Autorët kane marrë vetëm paratë që gjendeshin në arkë. Ndërkohë policia është duke bërë procedurat e nevojshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Kjo është e disata herë që vidhen para, apo sende me vlerë në objektet e kultit në qarkun e Korçës.