Një tornado tmerrues ka shkundur Shtetet e Bashkuara, me të paktën 80 persona të vdekur në 5 shtete, një bilanc që mendohet se do të përkeqësohet në orët në vazhdim.
Kjo është një nga stuhitë më të mëdha të regjistruara në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Në një magazinë të Amazon në Illinois, të paktën 6 persona humbën jetën pasi godina u shemb.
Më shumë se 70 persona mendohet të kenë vdekur vetëm në shtetin e Kentucky, shumica e tyre punonjës të një fabrike qirinjsh.
Forca të kërkim-shpëtimit ndihmuan qytetarët të kërkonin në rrënojat e shtëpive të tyre për të mbijetuar të mundshëm.
Tornado më i gjatë i regjistruar ndonjëherë në marsin e vitit 1925, u shtri për rreth 355 kilometra përmes Missouri, Illinois dhe Indiana.
Ndërkohë tornadoja i kësaj fundjave mund të ketë pasur një shtrirje prej 400 kilometrash.
Situata u konsiderua e habitshme mes të tjerash, pasi në muajin dhjetor, i ftohti zakonisht i kufizon tornadot.
Presidenti Joe Biden miratoi shpalljen e emergjencës për shtetin e Kentucky dhe premtoi mbështetje për shtetet e prekura.