I pamposhturi Florian Marku rikthehet mbrëmjen e së premtes në ring dhe kjo vlerësohet si ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij.
Boksieri shqiptar do të ndeshet ndaj çekut Miroslav Serban në “York Hall” në Londër, e cila pritet të jetë e tejmbushur pasi biletat janë shitur ditë përpara.
Kundërshtarit i Markut është 28 vjeç dhe në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 14 ndeshje, nga të cilat ka arritur të fitojë 11.
Në anën tjetër, Florian Marku, ka realizuar vetëm 3 ndeshje në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh humbje.
Një ditë më parë, Marku u takua edhe me kampionin britanik të boksit Anthony Joshua, ndërsa në këtë duel të rëndësishëm pritet që ai të ndiqet nga afër edhe nga shumë shqiptar të njohur nëpër botë.
“Edhe pse shumë mendojnë që nesër do jetë një natë e vështirë për mua…Unë do ju tregoj të githëve që jam tjetër nivel”, shkroi të enjten në “Instagram” Florian Marku.