Bota Mbretëresha Elizabet e zemëruar për revoltën e stafit të saj: Nuk pranojnë...

Mbretëresha Elizabet e zemëruar për revoltën e stafit të saj: Nuk pranojnë vetizolim anti-Covid

Mbretëresha Elizabet është e zemëruar si asnjëherë më parë. Lajmi është publikuar në mediat britanike të cilat citojnë burime të pallatit mbretëror. Sipas tabloidid “The Sun”, arsyeja ka të bëjë me një revoltë të papritur të stafit të Sandringam, rezidencë e mbretëreshës Elizabetë në Norfolk, në lindje të Britanisë së Madhe.

Janë dhjetëra pastrues dhe teknikë të cilët nuk pranojnë kërkesën e Shtëpisë Uindsor për të qëndruar të paktën katër javë në rezidencë, në një lloj vetizolimi për arsye sigurie për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ideja e stafit ishte krijimi i disa flluskave – pra grupe njerëzish të ndryshëm që takohen ekskluzivisht dhe pa asnjë tjetër kontakt të jashtëm – pikërisht mes rezidencës në Sandringham dhe rezidencës tjetër: kështjellës Undsor. Por plani nënkupton se të gjithë të punësuarit e përfshirë duhet të ndahen nga familjet e tyre për të paktën katër javë, përfshirë dhe periudhën e Krishtlindjeve, në mënyrë që Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj 99 vjeçar të jenë sa më pak të rrezikuar nga Covid-19.

Por një pjesë e madhe e stafit është rebeluar pasi nuk duan të qëndrojnë larg familjeve të tyre dhe në periudhën e Krishtlindjeve pas një viti kaq të vështirë si pasojë e koronavirusit. Ata nuk duan të qëndrojnë katër javë vetëm pa partnerët dhe fëmijët e tyre. Sipas mediave, ende nuk është arritur një marrëveshje mes palëve.

Në këtë rast Mbretëresha Elizabetë do të jetë e detyruar të kalojë pushimet e saj dimërore në Uindsor dhe jo në Sandringham, siç bën prej më shumë se 30 vitesh, pas Krishtlindjeve në Bakingam Palas.

Një perspektivë e cila e ka zemëruar shumë në një moment delikat për mbretëreshën 94-vjeçare e cila brenda pak ditësh duhet të rikthehet në Bakingam Palas në Londër pas një mungese prej pesë muajsh, për të shmangur infektimin me koronavirusit.