Një grup i pavarur i ngritur për të mbikëqyrur përpjekjet e inteligjencës artificiale të Google, është mbyllur më pak se dy javë pasi u lançua. Këshilli i Jashtëm i Teknologjisë së Avancuar (ATEAC) do të shikonte etikën rreth AI (inteligjenca artificiale), dhe njohjen e fytyrës. Një anëtar i këshillit ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ka bërë thirrje që edhe anëtaret e tjerë të dorëhiqen.
Debati ka sjellje pyetjen nëse firmat duhet të krijojnë organe të tilla. Zyrtarë të Google thanë për BBC se: “Është bërë e qartë se në mjedisin e tanishëm, ATEAC nuk mund të funksionojë siç dëshironim. Kështu që ne po i japim fund këshillit. Ne do të vazhdojmë të jemi përgjegjës në punën tonë për çështjet e rëndësishme që ngre AI dhe do të gjejmë mënyra të ndryshme për të marrë mendime mbi këto tema”.
Ka pasur një protestë ndaj emërimit të Kay Coles James, e cila është presidente e fondacionit të trashëgimisë konservatore The Heritage Foundation. Mijëra punonjës të Google nënshkruan një peticion që bënte thirrje për heqjen e saj, duke e përshkruar si “anti-trans, anti-LGBTQ dhe anti-emigrant”. Në fundjavë, anëtar i bordit Prof Alessandro Acquisti dha dorëheqjen, duke thënë: “Ndërkohë që unë jam i përkushtuar ndaj hulumtimeve që ballafaqohen me çështjet kryesore etike të drejtësisë, të drejtave dhe përfshirjes në UA, unë nuk besoj se ky është forumi i duhur për mua që të angazhohen në këtë punë të rëndësishme. “
Paneli ishte njoftuar në një konferencë në Institutin e Teknologjisë të Massachusetts dhe kishte planifikuar të takohej katër herë në viti gjatë 2019-ës.
Një nga tetë anëtarët, Joanna Bryson, një profesoreshë nga Universiteti Bath, shprehu zemërimin për vendimin e Google. Ajo ka postuar një status në Twiter: “Mendova se kishte njerëz të zgjuar në Google që duhet të ketë një proces për të komunikuar ose për të përmirësuar vendimet. Por unë kam gabuar dhe njerëzit që më thërrasin naive kanë të drejtë”.