Kryesuesi i delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rikonsiderojë vendimin e taksës së vënë për produktet serbe dhe ato boshnjake, pasi, sipas tij, është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe e MSA-së.
Për dialogun me Serbinë, McAllister theksoi se duhet medoemos të vazhdoj, për shkak të stabilitetit në Ballkanin perëndimor.
Ndërkaq, për liberalizimin e vizave ai tha se është e padrejtë që qytetarët e Kosovës akoma të presin para ambasadave të huaja për t’u pajisur me viza.
McAllister bëri të ditur se Parlamenti Evropian konsideron se çdo marrëveshje është e mundshme, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë, nëse, për këtë, të dyja palët pajtohen.