Aktualitet Me biznes privat/ Kush është gruaja që u bë shkak i vrasjes...

Me biznes privat/ Kush është gruaja që u bë shkak i vrasjes në Kavajë (FOTO)

Marsida Qatja është vajza që u bë shkak e vrasjes në Kavajë. Qatja është e martuar, burri i të cilës është i burgosur në Gjermani.

Qatja ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, ky i fundit i divorcuar. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, rreth 38 vjeç, është lidhur me shtetasin Bledar Tocin, polic burgu, i cili mbeti i plagosur. Në një vëzhgim të rrjeteve të saj sociale, Marsida, nënë e tre fëmijeve bënte një jetë luksoze, si dhe dispononte një biznes të sajin, një agjensi turistike.

FËMIJËT NË BANESË NË KOHËN KUR NDODHI KRIMI

Ngjarja në Kavajë mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq. Në banesën e Marsida Qatja, në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 10, 7 dhe 2 vjeç.

Marsida Qatja