Rajoni “Edi Rama non grata”, policia serbe arreston disa persona në Novi Sad

“Edi Rama non grata”, policia serbe arreston disa persona në Novi Sad

Policia serbe ka arrestuar disa të rinj të Partisë Demokratike serbe në Novi Sad pasi ata protestuan kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ata mbanin në duar parullën: “Edi Rama non grata”.

Mediat serbe raportojnë se stafi i ministrisë së brendshme ka ndaluar dy automjete të të rinjve të PDS në autostradën Beograd – Novi Sad, dhe kontrolluan në brendësi të tyre.

Aty u gjet dhe posteri “Rama persona non grata” dhe të rinjtë u shoqëruan në komisariat. Një nga të ndaluarit u shpreh se policia më pas u kishte marrë çelësat e automjeteve.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbërritën në Beograd pasditen e të mërkurës. Ndërsa sot ka nisur takimi për integrimi ekonomik të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në Kështjellën Petrovaradin në Novi Sad.