Bota Me diabet dhe e operuar, gjyshja e “hekurt” 81-vjeçare mund koronavirusin

Me diabet dhe e operuar, gjyshja e “hekurt” 81-vjeçare mund koronavirusin

Pothuajse 82-vjeçe, Armanda Bottini Campolunghi arriti të “rrahë” koronavirusin brenda një jave. Mjekët e spitalit San Matteo në Pavia, ku gruaja ishte shtruar në spital, e quanin atë “gjyshen e hekurt”.

Familjarët e Armanda, e cila vuante nga diabeti i tipit 2 dhe që iu nënshtrua një rehabilitimi të gjatë pas një frakture në gju, u alarmuan pasi gjyshja filloi të shfaqte simptomat e para më 26 shkurt: të vjella dhe ethe.

“Ju mund ta përballoni këtë sëmundje, ashtu si bëri gjyshja ime edhe shumë të tjerë munden”, tha sot nipi i saj Mattia Cagnazzi.

E ve prej disa vitesh, Armanda ka jetuar në Borghetto Lodigiano që nga dhjetori pasi kishte jetuar për gjithë jetën në Chignolo Po, një qytet në provincën e Pavisë.

Kur u ndje keq ishte me familjarët, të cilët të shqetësuar, menjëherë thirrën stafin mjekësor.

Gjyshja u dërgua më pas në spitalin San Matteo në Pavia. Në fakt, nuk ishte e mundur që të shtrohej në spitalin më të afërt Maggiore di Lodi, sepse në atë kohë nuk kishte vende të mjaftueshme.

“Prindërit dhe unë u alarmuam për gjendjen e gjyshes time”, thotë Mattia, 23 vjeç.

“Ajo është një grua e moshuar, e cila sapo kishte dalë nga një rehabilitim i gjatë pas një operacioni në gju, si dhe vuan nga një sëmundje kronike. Kur mjekët na thanë që tamponi ishte pozitiv për koronavirusin, ne filluam të përgatitemi për më të keqen. Dëgjonim gjithçka që thuhet për këtë virus dhe duke lexuar gazetat ishim shumë të shqetësuar që nuk do t’ia dilte”, thotë Mattia.

Por gjyshja, nga ana tjetër, triumfoi mbi sëmundjen duke arritur të rikuperohet.

“Në disa aspekte ishte gjithashtu një surprizë për mjekët që na informuan në telefon për gjendjen e saj klinike çdo ditë. Gjyshja ime reagoi ndaj trajtimeve, kryesisht të përbëra nga antiviralë, në mënyrën më të mirë dhe me forcë, një përcaktim të njohur edhe nga mjekët. Tani na është thënë se gjendja e saj është mjaft e mirë dhe se tamponi ishte kthyer negativ. Kështu që nga koronavirusi, dhe gjyshja ime e provoi, mund të shëroheni. Ne mezi presim ta përqafojmë”.