Sport Elseid Hysaj, rekord negativ në Serie A

Elseid Hysaj, rekord negativ në Serie A

Një profesionist i shkëlqyer, por me një mangësi. Elseid Hysaj është në krye të listës së lojtarëve që kanë luajtur ne Serie A dhe nuk kanë shënuar asnjë gol.

Lista është bërë nga “Del Delinquents” dhe Hysaj qëndron me një diferencë të madhe nga vendi i dytë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptarë ka luajtur deri tani 183 ndeshje në elitën e futbollit italian dhe ende nuk e ka provuar shijen e golit. Në vendin e dytë renditet Nicola Murru, i cili është aktivizuar në 147 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjëherë.

Të paktën me Kombëtaren, Hysaj ka arritur të shënojë një gol, atë ndaj Islandës, vitin e kaluar në “Elbasan Arena”.