Maurizio Sarri prezanton duelin Juventus-Inter që do të luhet në Kinë. Trajneri bardhezi nuk pret ndonjë progres të madh nga skuadra e tij për këtë sfidë, në krahasim me Tottenham, pasi këmbët janë ende të rënda dhe lagështia e madhe mund të sjellë edhe lodhje.
Megjithatë, ai u shpreh se “ndaj Interit nuk mund të jetë kurrë një ndeshje normale për rivalitetin që ekziston. Edhe pse, duhet të themi se të dy skuadrat nuk janë në formën më të mirë”.
“Sulmi? Në futboll nuk mund të privilegjohet një nga dy fazat, ndaj punojmë shumë edhe në mbrojtje. Futbollistë i kërkoj shumë gjatë stërvitjes. Më pëlqen që të prodhojmë futboll dhe ky grup besoj se e bën shumë lehtë këtë gjë”.
Më pas, trajneri foli për Ronaldon: “Bën diferencën! Duhet ta bëjë me potencialin që ka. Do të luajë në të majtë, ku është pozicioni i tij. Dybala? Do të luajë si fantazist ose si sulmues i fshehur, në qendër”.