Aktualitet Me pasaportë false, kanabis e 12 mijë euro të padeklaruara, arrestohet turku...

Me pasaportë false, kanabis e 12 mijë euro të padeklaruara, arrestohet turku në Portin e Durrësit

Në Portin e Durrësit është arrestuar një 41-vjeçar turk me iniciale A.T pasi është kapur me një shumë parash të padeklaruar, drogë edhe një pasaportë të falsifikuar.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në bagazhet e 41-vjeçarit u gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaportën origjinale të tij me shtetësi turke, me gjeneralitete A. T.

41-vjeçari kishte paraqitur në autoritetin portual një pasaportë spanjolle të falsifikuar.

Mbi të  arrestuarin me vendbanim në Spanjë rendojnë veprat penale:”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.