Bota Më shumë se 90 mijë të vdekur në Europë nga COVID-19

Më shumë se 90 mijë të vdekur në Europë nga COVID-19

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 90 000 personave në Europë, rreth më shumë se 65 % të të vdekurve në botë, sipas të dhënave zyrtare.

Me një total prej  90 180 të vdekur për 1 047 279 raste, Europa është tashmë kontinenti më i prekur nga pandemia e COVID-19, që ka shkaktuar vdekjen e 137 499 personave në botë.

Italia me 21 645 të vdekur dhe Spanja me 19 130 të vdekur janë vendet europiane më të prekura, të pasuara nga Franca me 17 167 të vdekur dhe Britania e Madhe me 12 868 të vdekur.

Në botë, janë regjistruar të paktën 2 083 551 raste me koronavirusin e ri, gjë që nuk reflekton një numër real të rasteve të prekura sepse disa vende testojnë vetëm rastet që iu nevojitet një shërbim spitalor.

SHBA kapërcen pragun e 30 mijë vdekjeve nga pandemia

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, CDC, raportuan sot se vendi ka kapërcyer pragun e 30 000 vdekjeve nga COVID-19.

Në total janë regjistruar 30 990 të vdekur në vend që nga fillimi i pandemisë, sipas llogaritjes në kohë reale të universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, përpara Italisë me 21 645 të vdekur, Spanjës me 19 130 dhe Francës me 17 167.