Bota Britani e Madhe: 861 të vdekur në 24 orët e fundit

Britani e Madhe: 861 të vdekur në 24 orët e fundit

Britania e Madhe numëroi 861 vdekje shtesë në spitale nga koronavirusi i ri, gjë që e çon në 13 729 numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 në vend.

Numri i personave të testuar pozitivisht ka arritur në 103 093, një rritje prej 18 665, ​​në krahasim me një ditë më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shifrat e publikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore britanike përfshijnë vetëm vdekjet në spital të pacientëve të testuar pozitivisht, një metodë e kritikuar sepse nuk përfshin vdekjet në azilet e pleqve dhe në këtë mënyrë zbut ndikimin e vërtetë të pandemisë.