54% e shqiptarëve flasin me “Lekë të vjetër”. Banka e Shqipërisë ka kryer një anketë për matjen e shkallës së përdorimit të terminologjisë “Lek i ri – Lek i vjetër”. Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko thotë se përdorimi i termave “Lek i ri” dhe “Lek i vjetër”, është e gabuar.
“Rezultatet e mbledhura nga anketa tregojnë se të vendosur përballë një kartëmonedhe 500 Lekë më shumë se gjysma (54%) e të intervistuarve instinktivisht e lexojnë apo e identifikojnë gabim vlerën e saj, duke i shtuar një 0 për ta kthyer në “Lek të vjetër”. duke shkaktuar konfuzion në komunikimin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve dhe leximin e drejtë të treguesve ekonomikë e financiarë”.
Kjo terminologji e gabuar Lek i ri apo i vjetër përdoret më shumë në ambiente familjare dhe dyqane të vogla.
“Në mbi 80% të rasteve, me “Lek të vjetër”, janë kryesisht ambientet joformale apo familjare: dyqanet e vogla apo tregjet e fruta/perimeve; bisedat me familjarë, miq dhe kolegë; të ndjekur nga mjetet e transportit publik. Në Shqipëri, monedha kombëtare është Leku dhe vlera nominale e çdo monedhe apo kartëmonedhe është ajo e shkruar mbi të”.
Rezultatet e anketës së bankës së Shqipërisë tregojnë se vlerën monetare në “Lek të vjetër” e komunikojnë më shpesh, meshkujt, personat e moshuar, ndividët me nivel më të ulët arsimor, si dhe ata me nivel të ulët të të ardhurave familjare.