Ekonomi Meta e kalon në heshtje buxhetin faktik: Jo më tregues të tillë...

Meta e kalon në heshtje buxhetin faktik: Jo më tregues të tillë financiarë

Presidenti i Republikës ka kaluar në heshtje ligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”, duke kërkuar vëmendjen e Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë financiar për vendin.

Presidenca në njoftimin e saj vëren se arsyeja përse Meta nuk e ktheu këtë ligj, është se kjo nuk do të ndryshonte asgjë në praktikë. Mes vërejtjeve, Presidenti thekson se mbështetja buxhetore për zbutjen e efekteve të pandemisë, ishte më e ulëta në nivel rajonal dhe global.

Sipas Metës, shpenzimet e rialokuara për Shëndetësisë përbëjnë vetëm 0,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa pushteti vendor u detyrua të përballojë goditjen më të madhe nga pandemia, pa asnjë fond shtesë nga buxheti.