Politika Basha me kryetarët e degëve të PD: Beteja me njëri-tjetrin i shërben...

Basha me kryetarët e degëve të PD: Beteja me njëri-tjetrin i shërben vetëm Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur këtë të mërkurë 71 kryetarët e degëve të PD-së.

Basha u ka theksuar kryetarëve si detyrë kryesore që partia të dalë e bashkuar nga Kuvendi i 18 Dhjetorit. Sipas Bashës qëllimi kryesor është vazhdimi i betejës kundër Ramës.

“Rama është kundërshtari ynë i përbashkët, pavarësisht çfarë mendojmë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri- tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tij, që po bëjnë gjithçka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitarë të kësaj”, tha Basha.

Situata në Partinë Demokratike vijon të mbetet e paqartë. Sali Berisha ka njoftuar se Kuvendi do të mblidhet me 11 Dhjetor pas firmave që ka çuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të mbi 4200 delegatëve.

Por nga ana tjetër, Lulzim Basha ka thënë që më 11 Dhjetor mund të ketë tubim, por jo Kuvend.