Kuriozitete Me telefon në timon, Volvo shpik sistemin që ndalon makinën

Me telefon në timon, Volvo shpik sistemin që ndalon makinën

Të drejtosh automjetin më telefon në dorë je po aq i rrezikshëm sa kur je i dehur.

Në fillim të këtij vitit, Volvo e prezantoi një sistem të ri sigurie, që identifikon sjelljet e shoferit, nëse është i dehur apo nën ndikimin e drogës dhe ndalon automatikisht automjetin. Sistemi mat kohën se sa shoferi e mbanë timonin me duar, sa kohë po i mbanë sytë larg rrugës, kohën e ngadaltë të reagimit dhe lëvizjes nëpër vijëzimet e rrugës.

Për të rritur nivelin e sigurisë, shteti australian Neë South Ëales, do të instalojë për herë të parë në botë, një teknologji të re, që t’ju ndalojë shoferëve përdorimin e telefonave, për kërkim në rrjete sociale, dërgim të mesazheve apo thirrje telefonike.
“të jesh në timon në gjendje të dehur, nuk përbën më pak rrezik, se sa kur je telefon në dorë, prandaj do të punojmë, që ta ndalojmë këtë pakujdesi të rrezikshme” ka thënë ministri i rrugëve, Andreë Konstance.

Deri në muajin dhjetor, si pjesë e këtij projekti për të gjetur shumë më lehtë përdoruesit e telefonave, do të instalohen 45 Mobile Phone Detection Camera. Për çdo njësi të këtyre kamerave, përfshihen nga dy kamera që regjistrojnë targat dhe shoferin, nëse ka në dorë një telefon.

Vendosja e kamerave, pritet të bëhet në hapësira të ndryshme dhe sa më të padukshme. Fotografitë do të shikohen më pas nga punonjësit dhe dënimi prej rreth 200 eurosh, do t’i dërgohet shoferëve me postë.

Brenda gjashtë muajve, dy kamera të tilla i kanë regjistruar 8.5 milionë vetura, derisa kalonin në një rrugë, ndërsa është gjetur se mbi 100 mijë shoferi ishin duke përdorur telefon.