Extra “Më trego që je shqiptar…”, Dua Lipa ia merr valles me gotë...

“Më trego që je shqiptar…”, Dua Lipa ia merr valles me gotë rakie në kokë

Këngëtarja e njohur Dua Lipa prej më shumë se një javë ndodhet në Shqipëri duke kaluar pushimet e verës ku mesa duket i kanë pëlqyer shumë dhe nuk dëshiron të largohet. Ajo ka qenë aktive në rrjetet sociale dhe ka treguar shumë aktivitete të ndryshme që ka realizuar gjatë këtyre ditëve.

Gjatë kësaj kohe, autorja e shumë hiteve botërore, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar bukuritë shqiptare dhe duke i promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç di vetëm ajo.

Së fundmi, Dua na ka kënaqur të gjithëve teksa ka publikuar në “Instagram” një video shumë të këndshme, ku shfaqet me gotën e rakisë në kokë dhe shami në dorë teksa kërcen këngën e “Qyqek”

“Më trego që je shqiptar, pa ma thënë që je shqiptar”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos, ku vihet re se rrethohet nga familjarët dhe miqtë e saj.

Postimi i saj dhe këtë radhë mbi 1 milion pëlqime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)