Extra Italia me numrin më të madh të qytetarëve në BE që nuk...

Italia me numrin më të madh të qytetarëve në BE që nuk përballojnë dot pushimet, thotë studimi

Më shumë se gjysma e punëtorëve me rroga të ulëta në Europë nuk përballojnë dot një pushim një-javor larg shtëpisë, thotë hulumtimi nga Konfederata e Sindikatave Europiane (ETUC).

Sipas deklaratës së ETUC të hënën, rreth 28% e europianëve nuk mund të përballojnë një pushim një-javor, konkretisht rreth 35 milionë nga më të varfrit në Europë.

Rreth 7 milionë italianë janë në këtë kategori, numri më i lartë në Europë. Pasohet nga Spanja 4.7 milionë, Gjermania 4.3 milionë, Franca 3.6 milionë dhe Polonia 3.1 milion.

Sidoqoftë, Greqia ka përqindjen më të lartë të njerëzve të cilët nuk mund të përballojnë fare një pushim me 88.9%. Pasojnë Rumania me 86.8%, Kroacia me 84.7%, Qipro me 79.2% dhe Sllovakia me 76.1%.

Pabarazia e pushimeve është rritur në 16 shtete anëtare gjatë dekadës së fundit midis atyre me të ardhura nën 60% të mesatares dhe atyre me të ardhura mbi atë prag, zbuloi më tej analiza e të dhënave të Eurostat nga ETUC dhe Instituti Evropian i Sindikatave (ETUI).