“Shqipëria e Madhe”, që ëndërron Edi Rama dhe Hashim Thaçi, është kërcënim i hapur për integritetin territorial të Malit të Zi, një vend anëtar i NATO-s, shkruan media greke Tribuna.gr.
Një pakicë shqiptare prej rreth 32.000 banorësh jeton në Malin e Zi dhe përbën pothuajse 5% të popullsisë malazeze.
Sipas medias greke, kryeministri shqiptar Rama dhe presidenti kosovar Thaçi, nuk respektojnë Malin e Zi duke promovuar një plan të autonomisë vendore shqiptare.
Ndërsa thekson se pakica shqiptare në Malin e Zi gëzon shumë të drejta, si përdorimin në publik të gjuhës dhe flamurit të tyre.
Media raporton se: “Padyshim kjo nuk mjafton për zëvendësin e Erdogan dhe George Soros, Edi Rama, i cili vazhdimisht po stimulon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.”
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç shprehu pakënaqësinë e tij me mënyrën se si Shqipëria dhe Kosova kontribuan në mundjen e partisë së tij në zgjedhjet komunale në Tuzi, shkruan Tribuna.
Në komunën e Tuzit, media shton se fituesit filluan të flinin për “autonominë” shqiptare.
“Presidenti malazez kritikoi zyrtarët nga Kosova dhe Shqipëria për mbështetjen e hapur të koalicionit të Forumit Shqiptar, i cili fitoi Bashkinë Tuzit”, raporton Tribuna. “Gjatë fushatës zgjedhore, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama u bënë thirrje për unitet shqiptar duke u kërkuar atyre të votonin për “Forumin Shqiptar”. Partia e Djukanovic mori vendin e dytë në votime dhe kryetari nuk e fshehu zhgënjimin e tij. Megjithatë, ai nuk kundërshtoi rezultatin.”
Media greke shton se shqiptarët janë të ndarë nga njëri-tjetri në fise si arabët dhe po përpiqen të krijojnë një komb të vetin, ndërsa edhe pse e sulmon, e cilëson Ramën madje edhe me origjinë greke.
“Përmes ‘Shqipërisë së Madhe’, Edi Rama po përpiqet jo vetëm të krijojë një komb shqiptar por edhe të bëhet një baba i shqiptarëve. Edi Rama është me origjinë greke”, mbyll artikullin Tribuna.