Vendet turistike më të kërkuara në Google nga italianët renditen Sardenja në vend të parë dhe Siçilisë në vend të tretë. E mes dy vende magjepsëse të Italisë rendit Shqipëria e dyta si destinacioni më i kërkuar nga të pasionuarit pas detit.
Vendosja e Shqipërisë në vend të dytë të kësaj liste, për herë të parë, shihet si surprizë edhe nga vetë mediat italiane që i kanë bërë jehonë.
Pas Shqipërisë ndjek Siçilia, Greqia apo edhe Kroacia, çka do të thotë se, interesi për Shqipërinë është mjaft i lartë.
Vendet si Greqia apo Kroacia kanë qenë ndër vite destinacionet kryesore të italianëve për të kaluar pushimet e tyre, e sidomos ato verore.
Gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, numri i italianëve që ka vizituar Shqipërinë vlerësohet në 387 mijë, ose 22.5% më i lartë se e njëjta periudhë e vitit paraardhës.