Meghan Markle raportohet ti ketë dhënë fund njëherë e mirë marrëdhënies me babain e saj dhe po fokusohet tek mëmësia. Ajo madje i ka shkruar një letër tepër prekëse babait të saj duke i kërkuar që t’i ndalë gënjeshtrat për të.
Edhe pse të gjithë tanimë janë kureshtarë të dinë nëse Meghan Markle lindi apo jo, dukesha bëri një lëvizje duke larguar nga jeta babanë e saj, Thomas Markle.
Sipas ekspertit mbretëror dhe autores së librit të Harryt dhe Meghan, “Jeta, Humbjet dhe Dashuria”, Katie Nicholl shprehet se Meghan është tepër e lënduar dhe e zhgënjyer nga familjarët e saj, për mënyrën si janë sjellë dhe për fjalët që kanë thënë.
Ja çfarë shkruan Meghan në letrën e saj:
“Babi, me zemër të lënduar po e shkruaj këtë letër. Nuk e kuptoj pse keni zgjedhur këtë rrugë, duke mbyllur sytë përballë dhimbjes që po më shkaktoni. Veprimet e tua ma kanë thyer zemrën në miliona copa, jo vetëm sepse keni sjellë dhimbje të tilla, të panevojshme, por sepse ju nuk tregoni atë që është e vërtetë. Zgjedhje që kurrë nuk do ta kuptoj”.
Në rast se e keni harruar babi i Meghanit në fillim e akuzoi se vajza e kishte harruar, shpiku një atak kardiak, pagoi disa paparacë për foto për të fituar para.
Për statusin që Meghan Markle ka sot, është tërësisht e kuptueshme pse u shkëput njëherë e mirë nga marrëdhënia tepër e komplikuar me babain e saj.