Ish-presidenti Meidani ka reaguar përmes rrjeteve sociale ndaj pamjeve të protestuesve të Zharrëzëz që kanë kaluar natën përballë Ministrisë së Energjitikës.
Mediani ka postuar një deklaratë të ashpër ku thuhet: “A mund të heshtet përpara një fotografie dhe realiteti të tillë?! A nuk duhet të reagojë fuqishëm politika, shoqëria civile, media qytetare përpara kësaj situate?! A nuk mund të mos vijë turp para kësaj mungese ndjeshmërie, vonese zgjidhjeje, indiference e ngurtësie qeverisëse?!
Ish-presidenti i ka cilësuar pamjet si të “papranueshme”, dhe “jo njerëzore”.
Protestuesit ditë e djeshme patën një takim sipas tyre “pozitiv” me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, por deklaruan se do të qendronin përballë Ministrisë deri sa premtimet të reflektoheshin me akte konkrete.