Xhamia e Madhe e Arabisë Saudite në Mekë i mbajti lutjet pa qindra mijëra adhuruesit që mblidhen zakonisht në natën e parë të Ramazanit.
Rreziku nga koronavirusi bëri që autoritetet të vendosin masa kufizuese që nuk kishin ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit.
Besimtarët myslimanë e festojnë ramazanin duke u mbledhur me familjen për të ngrënë darkën pas agjërimit, si dhe duke shkuar për t’u lutur në xhami.
Por pandemia i ka ndryshuar përparësitë, duke mos lejuar grumbullimet e mëdha për lutje në publik dhe për iftarin.
Brenda në Mekë janë lejuar të luten vetëm imamët e xhamisë si dhe pjesëtarë të stafit të pastrimit.
Arabia Saudite ka raportuar 15.102 raste të infektuarish me COVID-19 dhe 127 të vdekur.