Angela Merkel ka arritur marrëveshje koalicioni me socialdemokratët. Pa përgjigje ka mbetur pyetja edhe sa kohë do qëndrojë në postin e kancelares kryetarja e Partisë Kristiandemokrate.
Nga Volker Witting
I ka ardhur fundi kancelares? Angela Merkel, aktualisht vetëm si shefe ekzekutuese në post, ka humbur mbështetësit. Këtë tregojnë shifrat e fundit të sondazheve për kancelaren gjermane dhe për partinë e saj. Që prej zgjedhjeve parlamentare të shtatorit mbështetja për punën politike të Merkelit ka rënë vazhdimisht. Sot, 51 përqind e gjermanëve mendojnë se është në rregull që ajo të bëhet edhe një herë kancelare. 46 përqind nuk mendojnë mirë ose mendojnë madje keq që Merkeli të bëhet sërish kancelare.
Legjislacioni i fundit për Merkelin
Kryetarja e partisë dhe aktualisht kancelare në drejtim, do e ketë të fundit këtë legjislacion të katërt të mbajtjes së postit si kancelare. Asaj iu desh kohë që para zgjedhjeve parlamentare të luftonte për të arritur kandidimin për herë të katërt. Dhe nuk është vetëm opozita që kërkon diçka të re. Shumë vetë në partinë e saj luftojnë që Merkeli të shkojë – më mirë herët se vonë, megjithëse kritikët e thonë këtë me kujdes.
Sidomos krahu i djathtë i partisë nuk ia fal Merkelit, që e ka kthyer Partinë Kristiandemokrate dikur konservatore me drejtim liberal-socialdemokrat. Prej kohësh konservatorët kanë mbledhur kritika, por vetëm disa i thonë ato hapur duke menduar t’ i japin fund erës së Merkelit. Për shembull kryeministri i landit Schleswig-Holstein, Daniel Günther tha së fundi: “Në krijimin e qeverisë duhet të luajnë rol edhe figurat që kanë të ardhme edhe për periudhën e pas Angela Merkelit.”
Që kur Angela Merkel, duke qenë kancelare hapi në vjeshtë të vitit 2015 kufijtë gjerman për refugjatët, shoqëria dhe partitë e unionit janë të përçarë. Ndërkohë që votuesit e partisë së Gjelbër e lëvdojnë kancelaren për vendimin e saj, shumë kritikë ka nga radhët e partisë së saj. Edhe në fushatën e zgjedhjeve kjo temë luajti një rol të madh.
Rënia e Merkelit ka filluar që para zgjedhjeve
Rënia ka filluar kohë para zgjedhjeve. Motoja e Merkelit në fushatën zgjedhore 2017 ishte: “Për një Gjermani, në të cilën duam të jetojmë dhe jetojmë mirë.” Kështu shkruhej edhe në pllakata. Shpërblimi për këtë qasje pa ngjyrë u mor më 24 shtator me një rezultat katastrofik për partitë e unionit në zgjedhjet parlamentare. Bashkë me partinë simotër Partinë Socialkristiane, Partia Kristiandemokrate moro vetëm 33 përqind të votave. Më keq se kaq Unioni ka pas marrë vetëm në zgjedhjet para 1949-ës.
Kancelarja nuk donte të pranonte asnjë gabim dhe u mundua fillimisht të krijonte një koalicion të ashtuquajtur Xhamajka, një aleancë qeveritare të përbërë nga kristiandemokratët dhe kristiansocialët me të Gjelbërit dhe me Liberalët, FDP. Merkeli e nxiste këtë projekt e donte të krijonte Xhamajkën, por partnerët potencialë nga Liberalët nuk e besuan vërtet. Mbas shumë javë bisedimesh, liberalët e Christian Lindner-it u larguan nga bisedimet e koalicionit. Ky ishte dështim edhe për Angela Merkelin. Kryetarja e kristiandemokratëve nuk arriti t’ i jepte projektit të saj një ide, një slogan, një kohezion.
Pa moto sërish për një koalicion të madh
Slogani mungon edhe në raundin e dytë të bisedimeve për krijimin e qeverisë nën patronazhin e Merkelit: sërish një koalicion i madh me socialdemokratët. Nëse dështon operacioni “GroKo3”, atëherë kohës si kancelare i ka ardhur fundi. Me qartësi të madhe Angela Merkel foli pas zgjedhjeve kundër një qeverie të pakicës, sepse ky model nuk është i përshtatshëm për Gjermaninë. Një qasje që vjen prej dembelizmit, tha opozita. Dhe që Merkel të jetë kandidate për kancelare edhe nëse ka zgjedhje të reja, nuk është rënë dakord përfundimisht.
Fundi i kancelares? Angela Merkel është e fortë dhe taktike e pushtetit që nuk e çon deri në fund diçka, por që di si ta shpëtojë veten.
Dhe sondazhet e fundit mund të lexohen në këtë mënyrë: Gati 90 përqind e zgjedhësve në partitë e Unionit duan që Angela Merkel të kandidojë sërish për kancelare nëse ka zgjedhje të reja./Deutsche Welle