Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbylli faqen e saj personale të Facebook, por paralajmëroi ”tifozët e zjarrtë” se ka ende shumë mënyra për ta ndjekur atë në internet.
“Ju e dini që unë nuk jam më shefja e CDU-së dhe kjo është arsyeja pse po mbyll faqen time në Facebook”, tha ai në një video të postuar në faqen e medieve sociale.
Por, ajo vuri në dukje se mbetet sërish kancelare dhe se aktiviteti i saj do të vazhdojë të dokumentohet në faqen e Facebook të qeverisë federale.
“Ose mund të më ndiqni në Instagram”, shtoi ajo.
“Sot është dita kur unë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e rëndësishme në faqen time në Facebook”, tha ajo në fillimin e videos.
“Faleminderit shumë të gjithëve”, përfundoi kancelarja.