Merr fund edhe martesa e tretë e Roman Abramovich, oligarku rus dhe njëkohësisht pronari i ekipit britanik të Chelsea FC.
50 – vjeçari është ndarë zyrtarish nga bashkëshortja, Dasha Zhukova, pas një martesë dhjetë vjeçare.
Një divor të cilin vetë çifti e ka quajtur “një ndarje miqësore”.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se: “Pas 10 vjetësh sëbashku, të dy kanë marrë vendimin e vështirë për t’u ndarë, por do të mbetemi miq të ngushtë, prindër dhe partnerë në projektet që kemi zhvilluar sëbashku”.
Abrahamoviç dhe 35 – vjeçarja janë prindër të dy fëmijëve. Në deklaratën për mediat, çifti tha se do të vijojnë të punojnë bashke, por mbi të gjitha do të qëndrojnë të përkushtuar për të rritur dy fëmijët e tyre.
Zhukova, një koleksioniste arti, 15 vite më e re është e bija e një manjati rus të naftës. Ajo u njoh me miliarderin rus në vitin 2005, gjatë një ndeshje të Chelsit kundër Barcelonës në Spanjë.
Në atë kohë, Abramovich ishte ende i martuar me gruan e tij të dytë, ndërsa Zhukova e porsa ndarë nga i dashuri, një atlet tenisi, po fejohej me djalin e princit të Kentit.
Më vonë atë vit, Zhukova dhe Abrahamoviç u takuan në festën e fundviti, festë e cila përfundoi me një martesë të fshehtë, tre vite më pas.