Arqipeshvi Metropolit i Dioqezit Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra dy ditë para protestës së opozitës i dërgon një mesazh politikës.
Ai tha se i lutemi Zotit t’u ndryshojë mendjen atyre që kanë çështjet në dorë të shoqërisë civile dhe politike në Shqipëri, duke u ndihmuar edhe nga ndërkombëtarët të arrijnë në një konsensus për të kapërcyer problemet që kemi sot.
Këtë mesazh Massafra e bëri gjatë takimit të organizuar nga Arqipeshkvi Shkodër-Pult mbi katekezat krezhmore me besimtarët katolike kur të pranishëm ishin edhe Nunçi Apostolik i Selisë së Shenjtë në Tiranë, Ipeshkvi i Tivarit në Mal të Zi etj.