Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas përplasjeve për shpërndarjen e Parlamentit ka bërë lëvizjen e radhës.
Presidenti i ka dërguar një letër 9 partive që u larguan nga Parlamenti, të cilave u kërkon takim urgjent për “situatën dramatike” që është krijuar në vend.
Presidenti Meta, ka ftuar kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtë parlamentare, në një takim.
Meta i kërkon Bashës dhe gjithë opozitës jo parlamentare të shkojë në takim sa më shpejt, mundësisht brenda datës 20 nëntor 2019.
“Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019. Ju lutem nëpërmjet Kabinetit tuaj saktësimin e ditës dhe orës së përshtatshme të takimit, për ju dhe për kryetarët e partive të tjera”, shkruan Meta.