Presidenti i vendit Ilir Meta ditën e sotme ka takuar të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner ku kanë biseduar rreth procesit të integrimit të Shqipërisë.
Meta tha se e ka siguruar Steiner për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve. Ndër të tjera Presidenti Meta ka deklaruar se e ka inkurajuar Steiner që të financojë akoma më shumë në shkollat profesionale.
Postimi i Ilir Metës:
Kënaqësi të prisja sot të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Z. Christian Steiner. E sigurova për një bashkëpunim të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet historike miqësore me Austrinë. Vlerësova kontributin që vendi i tij ka dhënë që me krijimin e shtetit shqiptar e deri në ditët tona.
Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë. Inkurajova për një shtrirje më të gjerë të shkollave profesionale mjaft cilësore, të financuara nga Austria, ku shkëlqen shkolla e mesme profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.” ka thënë Meta.