Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme.
“Kënaqësi të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme.
Partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor”- shkruan Meta.