Kulturë Aktori me origjine shqiptare, ylli në rritje i serialeve turke

Aktori me origjine shqiptare, ylli në rritje i serialeve turke

Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman ka fituar çmimin “aktori në rritje i vitit” në Turqi pas paraqitjeve të suksesshme në serialin “Erkenci Kus”.

Aktori 29-vjeçar e mori çmimin e madh në mbrëmjen gala të “GQ Turkey Men of the Year”.

“GQ Men Of The Year” shpërndau çmimet për burrat dhe gratë që spikatën përgjatë vitit 2018.

Yaman e nisi karrierën e aktrimit në vitin 2014, por popullariteti i tij u rrit ndjeshëm në vend me serialin “Erkenci Kus” që vijon transmetimin e suksesshëm në Turqi.

Paraqitja dhe fiziku në përmirësim të dukshëm i Yaman ka bërë që të zgjerojë bazën e ndjekësve, veçanërisht tek femrat.

Sipas medias turke, Yaman ka lindur në Stamboll nga një familje me origjinë shqiptare. Gjyshi i tij ka emigruar në Turqi nga Kosova, ndërsa gjyshja nga Maqedonia.