Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pasur një bisedë telefonike me zv/ndihmësin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer mbrëmjen e së mërkurës.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shprehet se biseda telefonike ka zgjatur rreth 30 minuta dhe ka qenë me kërkesë të zv/ndihmës sekretarit Palmer.
“Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese”, shprehet Blushi.
Ai thekson më tej se nëse ambasada amerikane është dakord, Presidenca është e gatshme ta publikojë të plotë transkriptimin e bisedës telefonike.
“Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur! Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë”, shkruan Blushi.