Presidenti Ilir Meta ka shkuar në spital dhe ka vizituar Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapin i cili u dhunua dhe arrestua nga policia gjatë protestës së 11 majit.
Sipas televizioneve informative mësohet se Meta u interesua rreth shëndetit të tij dhe se bisedoi me mjekët për të garantuar përmirësimin e gjendjes së tij sa më parë të të jetë e mundur.
Nën masa të rrepta sigurie Dollapi u shoqërua në Spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Ndërsa rreth orës 2 të mëngjesit të 12 majit mësohet se policia u largua nga spitali. Sakaq sot në mëngjes ai u la i lirë.